Nuk paskan fund ndarjet! Një tjetër çift i njohur i jep fund martesës

Nuk paskan fund ndarjet! Një tjetër çift i njohur i jep fund martesës

13:06, 24/04/2023
A+ Aa A-

Toni Garrn është ndarë nga bashkëshorti i saj, Alex Pettyfer. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

“Alex dhe unë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Ne do ta vazhdojmë marrëdhënien tonë si miq dhe bashkë-prindër me engjëllin tonë, Luca. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të ndjeshme,” shkroi ajo .

Çifti e nisi lidhjen në vitin  2019, ku morën pjesë së bashku në festën e “Oscar” të Elton John, por nuk e konfirmuan romancën e tyre deri në fund të vitit.

Çifti më vonë punuan në filmin “Warning” së bashku me babanë e Alex, Richard Pettyfer si dhe Rupert Everett, Thomas Jane, Alice Eve dhe Annabelle Wallis. Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë vetëm një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco