Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Aktorja 61-vjeçare çmend rrjetin me fotot sensuale

Aktorja 61-vjeçare çmend rrjetin me fotot sensuale

18:09, 23/04/2023
A+ Aa A-

Aktorja 61-vjeçare Demi Moore vazhdon të jetë një ikonë seksi dhe e mrekullueshme. Me foto të postuar së fundmi në Instagram e veshur me bikini leopard ajo ka çmendur rrjetin. Ylli hollivudian, që do të mbushë 61 vjeç më 11 nëntor,është shfaqur teksa bën banjo dielli, e shtrirë në mënyrë sensuale në një divan, me qenin e saj të adhurueshëm Pilaf në gjoks.

Në një tjetër imazh, ajo është e ulur në plazh me pantallona të shkurtra dhe bluzë, e buzëqeshur dhe me diell. Ndjekësit e kanë komplimentuar menjëherë, të cilët vlerësuan bukurinë e saj të përjetshme dhe mijëra pëlqime në foto, duke konfirmuar edhe një herë se mosha për disa është krejtësisht relative.

Demi Moore është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pëlqen të postojë foto në të cilat ajo tregon format e saj të pa të metë fizike. Gjithmonë një ikonë joshjeje, ylli i “Ghost” nuk ndalet së joshuri as në moshën 60-vjeçare.

Ylli i filmave të paharrueshëm si “Ghost”, “Private Jane” dhe “Striptease”, së shpejti do të bëhet edhe gjyshe, sepse vajza e saj Rumer, që ka me Bruce Ëillis, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Fiziku i saj mbetet ai i një tridhjetë vjeçareje, ndërsa dashuria i buzëqesh. Në qershor të vitit të kaluar, aktorja zyrtarizoi lidhjen e saj në rrjetet sociale me 46-vjeçarin Daniel Humm, shefi i famshëm zviceran i restorantit “Eleven Madison Park” në Nju Jork. Të dy kanë 13 vite diferencë por kjo nuk duket se e pengon historinë e tyre të dashurisë. Të dy i bashkon pasioni për ushqimin vegan. Për vite me radhë, Moore ka ndjekur një dietë të rreptë të papërpunuara vegane.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco