Kryefjala e 'live-ve' të Klevios vazhdon të jetë Noizy: Ti je spiun i natës

Kryefjala e 'live-ve' të Klevios vazhdon të jetë Noizy: Ti je spiun i natës

21:48, 22/04/2023
A+ Aa A-

Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron! Kjo është shprehja perfekte që i shkon Klevios në këtë situatë.

Kleviol Ahmetaj ndonëse vetëm disa ditë më parë la qelinë dhe kaloi në arrest shtëpie pas padisë së ngritur nga Noizy, sërish nuk heq dorë nga të përmendurit e këtij të fundit në “live-t” e tij në TikTok.

Nga eksperienca në BB dhe romanca e vajzës së tij me Kristin/ Flasin babë e bijë, Sabiani: Nuk doja të futej Keisi! Këngëtarja vendos pikat mbi ‘i’

Që prej ditës së parë që u rikthye në arrest shtëpie, Klevio iu kthye zakonit duke dalë “live” me ligjërata në rrjetin social. Së fundmi ai ka përdorur këngën e Noizy-t, për t’i dërguar një mesazh atij duke e cilësuar si spiun.

Madje jo vetëm Rigelsin, por edhe Stresin, për të cilët thotë se së bashku si dy gjysma bëjnë një spiun të plotë.

 “Jam edhe një herë në arrest shtëpie se më ka futur mbreti i natës. Po t’i bija shkurt do të thoja spiuni i natës.

A më takon t’i them je i ftuar edhe një herë si spiun i natës? Me gjithë Stresin, gjysmën tënde.

Ti me gjithë gjysmën tënde bëheni dy spiuna të plotë,”-thotë ndër të tjera Klevioli në një fragment të “live-t” të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco