Angelina Jolie dhe Halle Berry, së bashku në një film

Angelina Jolie dhe Halle Berry, së bashku në një film

14:47, 22/04/2023
A+ Aa A-

Të ka marrë malli për Angelina Jolie? Po për Halle Berry? Se tani mund t’i shohësh të dyja në një film aksion dhe thriller. Filmi mban titullin “Maude v Maude” dhe thuhet se është krahasuar edhe me “James Bond vs. Jason Bourne”, çka do të thotë se do të jetë tejet i mirë si film!

Ende s'ka një trailer apo të dhëna mbi subjektin, apo datën se kur pritet të publikohet filmi, megjithatë, sa i përket xhirimeve, do të ketë vendndodhje të shumta rreth botës dhe axhenda mbetet ende në diskutim.

Gjithsesi, njerëzit janë të emocionuar që do të shohin Jolie (47 vjeç) dhe Berry (56 vjeç) në projektin e parë së bashku.
 
Të dyja aktoret kanë luajtur në filma të mëparshëm aksion. Angelina si ikonikja Lara Croft, gjithashtu te “Mr. & Mrs. Smith”, “Salt” dhe “Eternals”, ndërsa Halle në filma si: “The Call”, “Kidnap”, “John Wick: Chapter 3”, “Moonfall”, “Bruised”, si dhe në sagën “X-Men”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco