U shpall 'i vdekur'! Ringjallet Sin Boy, por përfundon në burg

U shpall 'i vdekur'! Ringjallet Sin Boy, por përfundon në burg

18:50, 17/04/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur e njëkohësisht ish-partneri i Rina Balajt, Sinboy u “shpall” i vdekur pak kohë më parë. Duke iu bashkangjitur këtyre lajmeve dhe videove që qarkullonin në rrjet u “konfirmua” edhe në profilin e tij në Instagram.

“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë.”, thuhej në postimin e ndarë në faqen e tij.

Mirëpo duket se të gjitha ishin ‘fake’, e një marketing që mesa duket i ka funksionuar. E pasi u ‘ringjall’, ai është rikthyer me një projekt të ri, që e fut brenda qelisë (për klip).

Projekti i tij quhet “France” dhe është xhiruar në Prishtinë në ish-qendrën e paraburgimit ku gjatë regjimit serb, mijëra shqiptarë kanë përjetuar tortura çnjerëzore.

Ai ka postuar një foto në Instagram ku shihet krah ‘miqve të qelisë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco