Lajmi i fundit

‘Miliona euro tendera për familjarët’/ Berisha kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama

Harry po, Meghan jo! Ç’do të ndodhë në kurorëzimin e mbretit Charles

Harry po, Meghan jo! Ç’do të ndodhë në kurorëzimin e mbretit Charles

14:00, 13/04/2023
A+ Aa A-

Në episodin e radhës të “Çfarë po ndodh me kurorëzimin e mbretit Charles?”, kemi një përditësim për dukën dhe dukeshën e Sussex-it. A do të marrin pjesë?

Për ta përmbledhur, Pallati Buckingham njoftoi se Harry do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit – një ngjarje e rëndësishme në monarkinë britanike – ndërsa Meghan do të qëndrojë në Kaliforni.

Meghan nuk ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga funerali i mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar dhe zgjodhi që të qëndrojë në shtëpinë e çiftit në Montecito, Kaliforni, këtë herë për të fetuar ditëlindjen e të birit. Archie feston 4-vjetorin pikërisht në ditën kur Charles do të kurorëzohet mbret, 6 maj.

Thuhet se u deshën disa javë që ata të vendosnin nëse do të udhëtonin për në Londër për ceremoninë historike...duke marrë në konsideratë, epo e dini ju, dramën e famshme.

Harry do të jetë pranë të atit për një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tij, por me gjasë nuk do të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet gjatë tre ditëve të ceremonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco