Reagimi i Ariana Grandes për fejesën e Millie Bobby Borwn bëhet virale

Reagimi i Ariana Grandes për fejesën e Millie Bobby Borwn bëhet virale

09:42, 12/04/2023
A+ Aa A-

Fejesa e Millie Bobby Brown me Jake Bongiovi, të dashurin e saj prej dy vitesh e gjysmë u komentua ditën e djeshme për shkak të moshës që ata kanë.

Duke postuar një foto të saj me Bongiovi, ylli 19-vjeçar i Stranger Things shkruajti: "Të kam dashur tre vera tani, zemër, i dua të gjitha".

Një unazë fejese mund të shihej në gishtin e saj dhe Brown shtoi një emoji të bardhë me zemër dashurie në fund të postimit të saj.

Bongiovi, vetëm 20 vjeç, është një aktor dhe djali i këngëtarit legjendar Jon Bon Jovi.

Por ndër ata që komentuan fejesën e aktores ishte dhe këngëtarja e njohur Ariana Grande e cila ka shkruar në foton e çiiftit:

‘Nuk më lejuan as të dilja nga shtëpia deri në moshën 20 vjeçare.’

Image

Komenti i saj theu një rekord’ pëlqimesh pasi grumbulloi më shumë se 317 mijë.

Edhe pse disa u gëzuan për aktoren e tyre të preferuar, ka pasur edhe nga ata që kanë nxituar të komentojnë se vendimi i saj nuk ishte i drejtë, për shkak të moshës së re.

“A nuk është ajo vetëm 19 vjeç?” “Zot, ajo është kaq e re”   “martesa e fëmijëve nuk duhet të ndodhë” ishin disa nga komentet në foton e aktores.

Megjithatë, nuk është vetëm mosha e Millie Bobby Brown që shqetësoi publikun, por edhe ajo e të fejuarit të saj, pasi ai është vetëm një vit më i madh se ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco