'Falet pesë vakte’/Arbenita sherr me Feron në video Live

'Falet pesë vakte’/Arbenita sherr me Feron në video Live

14:58, 11/04/2023
A+ Aa A-

Reperi, Fero dhe gruaja e tij Arbenita kanë realizuar një video live në 'TikTok'. E teksa u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me jetën e tyre private, mes të tjerash Fero ka zbuluar një sekret në lidhje me Arbenitën.

Fero zbuloi se Arbenita është një myslimane e devotshme, madje i fal pesë vaktet. Pas rrëfimit të tij, bukuroshja ndërhyri duke i bërë vërejtje që të mos i tregojë gjërat e saj personale.

“Mos mi trego gjërat e mia se nuk kam qejf”, dëgjohet modelja duke thënë.

Kujtojmë se, Arbenita dhe Fero ka kohë që janë të martuar dhe janë prindër të një vajze të quajtur, Nina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco