Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Në moshën 19-vjeçare, fejohet ylli i 'Stranger Things'

Në moshën 19-vjeçare, fejohet ylli i 'Stranger Things'

13:32, 11/04/2023
A+ Aa A-

Millie Bobby Brown postoi në Instagram në foto bardhë e zi, super e lumtur me partnerin e saj Jake Bongiovi dhe dha lajmin e ëmbël se është fejuar!

Ylli 19-vjeçar tregoi unazën e madhe me diamant, ndërkohë, edhe partneri i saj ka publikuar një foto në të cilën shkruan: “Përgjithmonë”, shoqëruar me emoji-n e një zemre të bardhë.

Dyshja është njohur në Instagram. Fillimisht, ata ndezën thashethemet se ishin bashkë në vitin 2021 dhe e konfirmuan lidhjen në mars të 2022-shit, kur u paraqitën në ceremoninë e çmimeve BAFTA.

Millie e ka thënë gjithnjë se partneri i saj është fantastik dhe ja, e shohim se janë mëse të lumtur bashkë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco