U zunë për një djalë, çfarë qëndrimi po mban Xhuli ndaj Dafinës jashtë ‘BBVK’?

U zunë për një djalë, çfarë qëndrimi po mban Xhuli ndaj Dafinës jashtë ‘BBVK’?

10:55, 09/04/2023
A+ Aa A-

Xhuli Nura, ka folur së fundmi në një dalje të saj për eksperiencën në “Big Brother VIP Kosova”.

Përpos kësaj, ajo ka sqaruar edhe disa deklarata që ka bërë në format duke përmenduar disa emrat të njohur nga jashtë. Xhuli foli rreth historisë me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin, për të cilën brenda shtëpisë u shpreh se vite më parë e ka rrahur.

“Ç’ka kam thënë në “Big Brother” janë gjithmonë të vërteta, ka ndodh një keqkuptim, i kërkoj falje Dafinës dhe i them të gjitha vajzave nëse keni pasur një konflikt kërkoni falje dhe mundohuni të gjeni një rrugë të përbashkët”, u shpreh ajo në lidhje me Zeqirin.

“Dafina është këngëtare shumë e mirë. Bravo për karrierën që ke bërë”, shtoi Xhuli.

Si lindi konflikti mes Dafinës dhe Xhulit?

Në vitin 2010, Xhuli dha një intervistë ku tregoi arsyet e konfliktit me Dafinën.

“Me Krenarin (Çoçajn ish-i i Dafines) jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, tha Xhuli.

Ajo në atë kohë kishte shtuar se këngëtarja Dafina Zeqiri me Krenarin është njohur përmes saj dhe stilistit, Armendit. Gjithashtu më tej, Xhuli zbulon se ka qenë pikërisht Dafina ajo e cila ka tentuar dy vite radhazi që ta sulmojë atë nëpër klube të ndryshme ku kanë qëndruar, dhe e ka ofenduar në mënyra të ndryshme, kurse modelja, sipas saj, deklaronte që i’u është shmangur gjithmonë provokimeve dhe zënkave.

Ndërsa në vitin 2011 kur Dafina ishte pyetur për një fotografi të ish-të dashurit të saj (Krenarit) me Xhulin, ishte shprehur se nuk e njeh personalisht dhe se kishte dëgjuar për të vetëm nga të tjerët.

“Ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! S’më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, ishte shprehur në atë kohë Dafina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco