Tha se flejnë në dhoma të ndara, gruaja e Elvis Pupës sqaron të vërtetën e deklaratës

Tha se flejnë në dhoma të ndara, gruaja e Elvis Pupës sqaron të vërtetën e deklaratës

17:33, 03/04/2023
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Elvis Pupës ka folur së fundmi për rrugëtimin e aktorit në “Big Brother VIP”.

Teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, ajo sqaroi dhe deklaratën e disa ditëve më parë të Visit i cili zbuloi se ai dhe partnerja e tij flenë në dhoma të ndara.

Belina u shpreh se Visi ka treguar të vërteten dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe ajo e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

“Brenda shtëpisë së Big Brother Visi ka ndarë diçka me banorët, nuk e dimë nëse ka qenë një batutë apo diçka e vërtetë, ai ka rrëfyer se prej disa vitesh ju flini në dhoma të ndara, na i shpjego pak këtë bisedën”- e pyeti moderatorja.

“Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari”- u përgjigj Belina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco