Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Marka më e pasur e personazheve të njohur! Zbulohet lista, ja kush kryeson

Marka më e pasur e personazheve të njohur! Zbulohet lista, ja kush kryeson

13:21, 31/03/2023
A+ Aa A-

Linja e Kylie Jenner nuk ka arritur të renditet për këtë vit në vendet e para për fitimet e kompanive kozmetike dhe të industrisë së modës.

Vendin e parë e zë linja e Rihannës, ndërsa të dytin ajo e aktores indiane Priyanka Chopra. Marka e bukurisë e Chopras e ka tejkaluar ‘Kylie Cosmetics’ të Kylie Jenner, të ‘Beauty’ të Ariana Grandes madje dhe atë të Selena Gomez.

Marka e kujdesit të flokëve të Priyanka Chopra është e dyta në listë, bazuar në një raport të ri që analizon markat më të mëdha të industrisë. Sipas raportit, marka më e pasur e të famshmëve është e Rihannës ndërsa në vend të dytë vjen ajo e aktores indiane.

Image

Kujtojmë se Priyanka Chopra themeloi kompaninë e saj të kujdesit të flokëve vetëm vitin e kaluar. Në vitin 2022, Vogue India intervistoi Priyanka për hapjen e kësaj kompanie bukurie. Ajo tha:

“Si fëmijë, unë nuk kisha flokë, imagjinoni! Gjyshja ime kishte frikë se do të mbetesha tullac përgjithmonë, kështu që do të më bënte të ulesha mes këmbëve të saj dhe të më jepte një shampo të mirë, të vjetër. Mendoj se funksionoi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco