Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Thuhet se Nicole Kidman ishte shkaku pse Tom Cruise mungoi në Oscars

Thuhet se Nicole Kidman ishte shkaku pse Tom Cruise mungoi në Oscars

13:56, 15/03/2023
A+ Aa A-

Tom Curise nuk u shfaq kurrë në Oscars, edhe pse filmi “Top Gun: Maverick” u nominua për disa çmime.

Sipas “ET”, ai mungoi sepse ishte i zënë me xhirimet e “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part III” në Britaninë e Madhe, ndërsa “Daily Mail” jep një përgjigje që lidhet me dramën: Cruise iu shmang eventit madhështor, sepse në të ishte prezente ish-bashkëshortja e tij, Nicole Kidman.
 
Sipas zërave, Tom refuzoi të shkonte në Oscars, sepse ish-bashkëshortja e tij ishte atje. Saktësisht, burimi tha: “Tom nuk ishte në Oscars, sepse ajo ishte atje” dhe tani që kujtohemi, Nicole nuk ishte në eventin para-Oscars, ndërkohë që Tom kishte shkuar.
 
Tom dhe Nicole u ndanë në vitin 2001, pas 12 vitesh martesë dhe normalisht, nuk janë parë më kurrë bashkë. Ata kanë folur shumë pak për divorcin e tyre, pavarësisht thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar.

Në vitin 2012, Nicole ka dhënë një intervistë të rrallë dhe është shprehur: “Mendoja se jeta jonë ishte perfekte. M’u desh një kohë shumë e gjatë që të shërohesha. Isha e shokuar”.

Por, fatmirësisht, ajo e mori veten dhe sot, është e martuar me Keith Urban.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco