Për ç’arsye? Georgina Rodriguez rikthehet në Spanjë pa Ronaldo-n

Për ç’arsye? Georgina Rodriguez rikthehet në Spanjë pa Ronaldo-n

12:50, 15/03/2023
A+ Aa A-

Georgina Rodriguez pritet të kthehet në Spanjë pa Cristiano Ronaldon, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Megjithëse ajo është e lumtur në Arabinë Saudite me partnerin e saj, modelja ka disa biznese personale për të ndjekur në Evropë.

Gio është ftuar të marrë pjesë në programin ‘El Hormiguero’ në televizionin spanjoll.

Kjo vizitë e saj është në kuadër të promovimit të sezonit të dytë të ‘Soy Georgina’, i cili do të publikohet në Netflix më 24 mars.

Dokumentari jep një dritare në jetën e saj me Cristianon, përveç të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve të saj në të cilat ajo është e përfshirë çdo ditë.

Si është marrëdhënia e Georgina-s me Cristiano-n?

Intervista do të transmetohet më 22 mars. Mbetet për t’u parë nëse në atë intervistë Georgina do të ketë diçka për të thënë edhe për Cristiano Ronaldon.

Kujtojmë se futbollisti në janar vendosi të largohej nga Evropa për herë të parë për të luajtur në Arabinë Saudite, “Al Nassr”.

Përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për të parë se si është marrëdhënia e tyre pasi disa media raportuan për disa pabesi të pretenduara nga ana e futbollistit.

Mirëpo, Georgina e ka treguar mbështetjen e saj ndaj yllit portugez në çdo moment pa i dhënë rëndësi këtyre raportimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco