Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Fjalimi në Oscars për të cilin Anne Hathaway u etiketua si ‘aktorja më e urryer’

Fjalimi në Oscars për të cilin Anne Hathaway u etiketua si ‘aktorja më e urryer’

22:42, 12/03/2023
A+ Aa A-

Një nga nderimet më të mëdha në industrinë e filmit është fitimi i një çmimi Oscar, ndërsa shumica e aktorëve, regjisorëve, skenaristëve dhe muzikantëve të nominuar, shpenzojnë muaj duke përgatitur fjalimet e tyre në rast se fitojnë statujën e artë.

E ndërsa shumica e fjalimeve gjatë pranimit të çmimit prestigjioz harrohen shpejt, nuk ndodhi kështu me Anne Hathaway dhe fjalimin e saj pasi fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në filmin “Les Miserables” para 10 vitesh.

“Unë pata një ëndërr dhe u bë realitet”, kishte thënë aktorja mes lotësh teksa pranoi statujën e artë.

Gjatë fjalimit të saj dyminutësh, Anne falënderoi bashkëpunëtorët, kolegët dhe bashkëshortin e saj, por publiku e quajti fjalimin e saj modest të rrejshëm, shumë të ushtruar dhe të pasinqertë.

Postimet me hashtagun ‘#IHateAnneHathaway’ (Unë e urrej Anne Hathaway) u grumbulluan shpejt në Twitter dhe aktorja nuk u ndihmua nga historia se ajo refuzoi ta vishte fustanin e Valentinos, sepse dëgjoi se kolegia e saj, Amanda Seyfried, do ta vishte një të tillë.

Titulli i “aktores më të urryer” e ndoqi atë për vite me radhë. Disa vite më vonë, aktorja shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë.

“U ndjeva shumë në siklet. E humba mendjen duke bërë atë film dhe ende nuk isha kthyer në realitet. Pastaj më duhej të qëndroja para njerëzve dhe të ndjeja diçka që nuk e ndjej, që është lumturia e thjeshtë. Është një gjë e qartë, ti fiton një Oscar dhe duhet të jesh e lumtur. Unë nuk u ndjeva kështu”.

“U ndjeva fajtore që qëndrova atje me një fustan që kushtonte më shumë se sa do ta shohin disa njerëz ndonjëherë në jetën e tyre, dhe për fitimin e një çmimi për portretizimin e dhimbjes që ende duket të jetë pjesë e përvojës sonë kolektive si qenie njerëzore. Unë u përpoqa të pretendoja se isha e lumtur dhe ata më vunë emra për të, dhe shumë të tillë. Është e vërtetë dhe ndodhi”, kishte sqaruar ajo në një intervistë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco