Reagon ashpër Klea Huta në lidhje me informacionet që i dhanë Kiara Titos: Cinikë...

Reagon ashpër Klea Huta në lidhje me informacionet që i dhanë Kiara Titos: Cinikë...

09:19, 08/03/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë.

Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.

Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren.

Kiarës iu komunikua meszhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte.

Kiara u trondit nga reagimi i Efit, Kejvinës dhe Klea Hutës.

Por kjo e fundit ka reaguar menjëherë.

“Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen ‘cyber bullying’ ndaj teje. A sa bukur a”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco