Stresi: Në Big Brother lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm

Stresi: Në Big Brother lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm

17:34, 07/03/2023
A+ Aa A-

Stresi ka kaluar më shumë se 90 ditë në Big Brother VIP Kosova. Ai është ndër artistët pretendent për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në garën që përfundon më 17 mars.

Reperi ndërkohë gjatë rrugëtimit të tij në këtë format ka bërë edhe disa ndryshime, pasi ka lënë duhanin e alkoolin.

“Nuk e kam pasur të lehtë as unë. Nga data 5 dhjetor lashë duhanin, lashë alkoolin, lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm. Nuk e kam shprehur dhe nuk do ta shpreh i kam lënë vetëm për arsyet e mia personale që në radhë të parë do t’i lë për veten, për atë njeri që më rriti me shumë mundime, për atë njeri që do të më shoh burrë në vetvete, një djalë të vendosur, ia doli. I lutem Zotit që kështu të vazhdoj përpara sepse vjen një moment që duhet të ndalesh”, u shpreh 36-vjeçari.

I pyet më tej nëse e kishte të vështirë pasi ndodhej i mbyllur, Stresi thekson: “Jashtë nuk do të kisha më të lehtë t’i lija. Po të mos vija jashtë do të vazhdoja njëjtë. Unë kurrë nuk kam dashur të nxjerr veten në një pozitë të keqe në Big Brother VIP Kosova, por këtu e kam provuar veten me një vend të tillë ku duhet ta shtosh duhanin apo të pish prej mërzisë. Nuk ka qenë aspak e lehtë”.

Në shtëpi tanimë kanë mbetur vetëm shtatë banorë: Artani, Bruno, Gresa, Mbresa, Juliana, Stresi dhe Vedati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco