Leonardo DiCaprio thyen rregullin e njohjeve me  '25-vjeçare' për ish të dashurën e Mbappe-s

Leonardo DiCaprio thyen rregullin e njohjeve me '25-vjeçare' për ish të dashurën e Mbappe-s

16:58, 07/03/2023
A+ Aa A-

Një histori rozë ka dal në pah ditët e fundit në Paris, ku është i përfshirë aktori i Hollywood, Leonardo Di Caprio. I njohur tashme si 'beqari i stazhionuar'  DiCaprio është kapur në Paris në shoqërinë  e Rose Bertram.

Një emër jo i panjohur për thashethemet dhe fansat e futbollit: deri pak javë më parë modelja ishte shumë e lidhur me Kylian Mbappé. 28-vjeçarja tashmë është parë me aktorin në disa raste: fillimisht kur dilte nga një klub, pastaj në darkë në një restorant.

Të dy kanë marrë pjesë edhe në një festë të organizuar nga një mik i DiCaprios gjatë javës së modës në Paris. Muajt ​​e fundit është përfolur për një histori dashurie mes Mbappe dhe Bertram, por modelja asnjëherë nuk e përmendi direkt emrin e lojtarit francez, madje u ankua në rrjetet sociale për gënjeshtrat që u përhapën për të. Ajo ishte e lidhur më parë me ish-futbollistin Van der Wiel me të cilin ka dy vajza.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco