Produksioni i 'Big Brother Vip Kosova' përballet me akuza nga publiku, ja çfarë ndodhi

Produksioni i 'Big Brother Vip Kosova' përballet me akuza nga publiku, ja çfarë ndodhi

11:54, 25/02/2023
A+ Aa A-

Konkurrentja që ka ndërprerë garën e “Big Brother Vip Kosova” për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh është aktorja Arta Selimi.

Arta ishte në nominim së bashku me katër banorë të tjerë: Vedatin, Artanin, Mbresën dhe Brunon.

Ajo ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” që prej nisjes së këtij edicioni të parë me datën 5 dhjetor dhe ka pasur shumë debate në shtëpi, kryesisht me Xhulin.

Publiku nuk e ka pritur mirë eliminimin e Artës nga “Big Brother Vip Kosova”, duke shprehur përmes komenteve pakënaqësitë e tyre dhe duke hedhur akuza edhe ndaj produksionit.

Kjo na kujton pak edhe produksionin e “Big Brother Vip Albania”, i cili gjithashtu merr shpesh akuza nga publiku. Së fundmi produksioni i “Big Brother Vip Albania”, vendosi që të bllokojë edhe komentet nëpër postimet e tyre në faqen zyrtare, për shkak të komenteve ofenduese, bullizuese, dhe kërcënimeve që marrin familjarët e banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco