Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Tea pranon pëlqimin që ka për Enin/ Ish-banorja e BBV e fton publikisht për një kafe

Tea pranon pëlqimin që ka për Enin/ Ish-banorja e BBV e fton publikisht për një kafe

16:58, 20/02/2023
A+ Aa A-

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Tea Trifoni ka treguar se është e hapur për tu njohur me ish-banorin e shtëpisë Eni Tare, teksa së fundmi pranoi se ka dhe një pëlqim për të.

Gjatë qëndrimit në shtëpi Eni shprehu pëlqimin e tij ndaj Teas ku më pas u vu re se pati një afrimitet mes tyre, por pas daljes modeli ishte i gatshëm ta priste për tu njohur më shumë jashtë.

Teksa ishte e ftuar në “E Diell”, ish-banorja ka deklaruar se nuk do të refuzojë një kafe të dytë me të pasi të parën e kanë konsumuar.

Pjesë nga biseda:

Nevina: Eni ka shprehur pëlqim për ty dhe dëshirë për të të njohur. Ktheji përgjigje publikisht.

Tea: Këtë përgjigje ta kthej për njerëzit që na shohin se Enit ia kam thënë. E kemi pirë kafen. Mund të pimë dhe një kafe tjetër Eni, patjetër. Një kafe miqësore.

Nevina: Një pëlqim ka?

Tea: Po, është goxha djalë përse mos ta pëlqesh

Gjatë qëndrimit në shtëpi Eni shprehu pëlqimin e tij ndaj Teas ku më pas u vu re se pati një afrimitet mes tyre, por pas daljes modeli ishte i gatshëm ta priste për tu njohur më shumë jashtë.

“Teas unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie. Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë.”- tregoi ish-banori pak kohë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco