Keisi dhe Kristi pranojnë pëlqimin ndaj njëri-tjetrit

Keisi dhe Kristi pranojnë pëlqimin ndaj njëri-tjetrit

16:45, 19/02/2023
A+ Aa A-

Keisi Medini është njëra nga banoret e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, që hyri pak ditë më parë.

Pavarësisht se ka kaluar një kohë e shkurtër, ajo duket se ka filluar të ketë ngacmime nga ana e konkurrentëve të tjerë.

E së fundmi, banorët kanë realizuar brenda ‘Top Albania Radio’, ku të ftuar kanë qenë të gjithë dhe kanë diskutuar situatat brenda shtëpisë.

Keisi ka shprehur pëlqimin për Krist Aliajn, ndërsa ky i fundit po ashtu ka pranuar se ka një pëlqim për këngëtaren.

“Më pëlqen sepse është ndryshe nga meshkujt që kam hasur në jetë, është i sinqertë sikurse jam dhe unë”, u shpreh Keisi për Kristin.

Ndërkohë, Kristi theksoi se do dëshironte të kishte një marrëdhënie të vërtetë brenda shtëpisë.

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me dyshen, nëse do të krijojnë një romancë apo do të ngelen vetëm miq. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco