Tha se do të jetë një ‘Shën Valentin’ historit, Elgit Doda zbulon surprizën e Luizit për Kiarën

Tha se do të jetë një ‘Shën Valentin’ historit, Elgit Doda zbulon surprizën e Luizit për Kiarën

10:32, 14/02/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.

Disa ditë më parë këngëtari tregoi gjatë një bisede planet që ka menduar për të festuar 14 shkurtin me moderatoren.

Ai u shpreh se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”- u shpreh artisti.

Dhe duket se ashtu do të jetë pasi ka qenë vetë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka ‘zbuluar’ këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.

Image

Dhe për ta ‘konfirmuar’ këtë gjë, postimi i këngëtarit është ripostuar dhe në Instagramin e Luizit, çka mendohet se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco