Sanremo 2023/ Mbrëmja e tretë ngjit në skenë 'Maneskin', grupi i njohur rikthehet aty ku filloi gjithçka

Sanremo 2023/ Mbrëmja e tretë ngjit në skenë 'Maneskin', grupi i njohur rikthehet aty ku filloi gjithçka

10:29, 10/02/2023
A+ Aa A-

Problemet teknike janë rikthyer në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Sanremos. Këngëtari Gianluca Grignani duhej të ndërpriste performancën e tij, pikërisht sepse nuk mund të dëgjonte në kufje, njësoj siç i ndodhi këngëtarit Blanco, i cili nuk e menaxhoi mirë situatën teksa shkatërroi skenografinë.

Image

Pas fjalimit hyrës nga Amadeus dhe Gianni Morandi, pikërisht kur Grignani del në skenë atmosfera bëhet e ngrohtë, megjithëse në një moment ai ngre mikrofonin lart dhe shpjegon se ka një problem teknik.

Ai e bën këtë me mirësjellje, duke shpjeguar se pas gati tridhjetë vjetësh karrierë ai e di se si funksionon ekrani, duke iu referuar asaj që i ndodhi Blanco-s, se ai nuk do të kishte qenë në gjendje të përballonte disa gjëra në moshën njëzetvjeçare, ndërsa tani ai po mirëkuptim nga publiku i cili nuk pushoi kurrë së mbështeturi atë.

Image

Një atmosferë elektrizuese u krijua edhe në praninë e Måneskin, i cili, dy vjet pas triumfit të tij në Sanremo, u rikthye në skenën pas suksesit të tyre ndërkombëtar duke ofruar disa nga hitet më të famshme, së bashku me kitaristin me famë botërore, Tom Morello.

Paola Egonu, ishte zgjedhja si bashkëprezantuese e drejtorit artistik të Sanremos, Amdeausit.

Sapo hyri në skenën e Sanremos, përmes monologut të saj ajo ndau me publikun një mesazhin e rëndësishëm lidhur me racizmin. Basketbollistja italiane tregoi një fragment të shkurtër të jetës së saj ku kishte rënë pre e racizmit dhe i ishte dashur të jepte dorëheqjen nga skuadra kombëtare e volejbollit ku ajo bënte pjesë.

/Klea Sua/ Syri.net

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco