Çfarë mendojnë banorët e ‘BBV’ për marrëdhënien Kiara-Luiz?

Çfarë mendojnë banorët e ‘BBV’ për marrëdhënien Kiara-Luiz?

16:07, 21/01/2023
A+ Aa A-

Situatat mes Kiarës dhe Luizit kanë përfshirë edhe banorët e tjerë edhe banorët e tjerë të ‘Big Brother Vip Albania’, të cilët në diskutime të ndryshme kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Mendimet e tyre kanë qenë nga më të ndryshme, ndërsa në çdo rast Luizi i doli në mbrojtje Kiarës.

Ja çfarë mendojnë banorët:

Nita: E kam parë edhe në situata të tjera që Kiara i ka thënë Luizit ta lërë të qetë edhe ai nuk e ka lënë. Nuk është dashuri kjo, është një fije e hollë që ndan dashurinë me obsesionin.

Olta: Unë mendoj që Kiara nuk është e dashuruar me Luizin, mua nuk më duket.

Kristi: Pse diskutoni kot, ky (Luizi) është i humbur me atë (Kiarën). Kur të marrë çekun në fund, Kiara do të të thotë “faleminderit që më çove deri në finale, je i nderuar”. Si të kthehet ajo ty është skandaloze.

Armaldo: Luizi mbështetet te Kiara që rri këtu, mbështetet te Kiara për çdo gjë që bën. Mos të jetë Kiara këtu ai nuk luan më.

Olta: Ti (Luiz) ia thua me çdo veprim, ti nuk ia thua Kiarës vetëm me fjalë se sa shumë e do, ia thua me vepra. Zgjohesh natën, i puth dorën, e puth në ballë, i jep ilaçin. Je i dashuruar kokë e këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco