Vdes Lisa Marie Presley, vajza e vetme e Elvisit, në moshën 54-vjeçare

Vdes Lisa Marie Presley, vajza e vetme e Elvisit, në moshën 54-vjeçare

07:20, 13/01/2023
A+ Aa A-

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rokenrollit, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Njoftimin e bëri nëna e saj.

“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.

Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak.

Ajo u gjet pa ndenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.

“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha e ëma,  Priscilla Presley, në një deklaratë.

"Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë."

Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes.

Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes. Pothuajse në të njëjtën kohë, ish-bashkëshorti i saj Danny Keough, i cili gjithashtu jeton në atë shtëpi, mbërriti dhe kreu masazhin kardiak.

Gazeta tha se ajo kishte pësuar një "arrest të plotë" përpara se një person në vendngjarje që kishte epinefrinë - e njohur zakonisht si adrenalinë – e ndihmoi atë që t’i rikthehej pulsi.

Mjekët e urgjencëës  mbërritën menjëherë më pas, duke e çuar Presley-n në spital.

Homazhet filluan të vërshojnë nga e gjithë Amerika menjëherë pasi u raportua vdekja e yllit.

Fituesja e çmimit Grammy, Diane Ëarren shprehu dhimbjen e saj për "lajmin e tmerrshëm". Këngëtarja shtoi se "e gjithë bota po dërgon dashuri dhe lutje për fëmijët e Priscilla dhe Lisa Marie tani".

Bashkëthemeluesi i Beach Boys, Brian Ëilson tha: "Është e vështirë të pranosh kur dikush kaq i ri dhe plot jetë ndërron jetë".

Në një postim në Tëitter, aktorja fituese e Oskar, Marlee Matlin, shkroi: “Kam pasur rastin të njoh Cilla Presley-n kur isha në “Dancing With the Stars” dhe si nënë, nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që ajo duhet të kalojë me vdekjen e parakohshme të Lisa Marie."

E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.

Ajo ishte gjithashtu i njohur për një seri martesash të profilit të lartë si me legjendën e popit Michael Jackson, me  aktorin Nicholas Cage dhe muzikantët Danny Keough dhe Michael Lockëood.

Kishte katër fëmijë, duke përfshirë aktoren Riley Keough. Djali i Presleyt, Benjamin Keough, vrau veten në vitin 2020.

Presley u pa për herë të fundit në publik mbrëmjen e së martës në Golden Globes Aëards në Beverly Hills.

E shoqëruar nga nëna e saj, njeosj si ajo shpërtheu në lotduke parë Austin Butler të fitonte çmimin për aktorin më të mirë për portretizimin e babait të saj.

Gjatë një fjalimi emocionues, aktori falënderoi familjen Presley për ndihmën e dhënë gjatë filmit.

“Faleminderit djema, faleminderit që më hapët zemrat, kujtimet, shtëpinë tuaj”, tha Butler. "Lisa Marie, Priscilla, të dua përgjithmonë."/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco