Rrëfimet e tij tronditën familjen mbretërore/ Libri i kujtimeve të Princ Harry-t rekord shitjesh në Britani

Rrëfimet e tij tronditën familjen mbretërore/ Libri i kujtimeve të Princ Harry-t rekord shitjesh në Britani

15:02, 11/01/2023
A+ Aa A-

Libri i kujtimeve i Princit Harry, i titulluar “Spare”, është bërë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, tha botuesi i librit.

Libri u publikua të martën pas disa ditësh intervista televizive të Harryt, ku u zbuluan informacione intime rreth familjes mbretërore britanike.

Libri i Harryt ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi aty ka zbuluar betejat e tij personale dhe akuzat lidhur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe për babanë e tij, Mbretin Charles, njerkën Camilla dhe vëllain e tij të madh, Princin William.

“Ne e dinim se ky libër do të kishte sukses, por po i tejkaloi edhe pritshmëritë tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transworld Penguin Random House.

“Sipas informacioneve tona, të vetmet libra që janë shitur më shumë në ditën e parë kanë qenë ata për Harryn tjetër Harry Potter”, shtoi ai.

Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.

Libri “Spare” ofron zbulime të fundit të bëra nga Harry dhe gruaja e tij Meghan, që kur ata u larguan nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u transferuan në Kaliforni për të krijuar një jetë të re.

Në libër, Harry ka folur për jetën e tij pas vdekjes së nënës Princeshës Diana kur ai ishte vetëm 12 vjeç, për konsumimin e kokainës dhe drogave të tjera për të përballuar këtë humbje dhe se si ai vrau 25 luftëtarë talibanë në kohën kur shërbeu si ushtar në Afganistan.

Në libër ai po ashtu ka treguar për një zënkë me vëllain e tij, William, trashëgimtarin e fronit, duke thënë se William e kishte goditur atë, dhe se si të dy i ishin lutur babait të tij që të mos martohej me Camillën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco