Lot dhe ankesa, zbulohen mesazhet e shkëmbyera mes Kate dhe Meghan

Lot dhe ankesa, zbulohen mesazhet e shkëmbyera mes Kate dhe Meghan

11:22, 11/01/2023
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey në 2021, një nga zbulimet më të rëndësishme të Dukeshës së Sussex ishte për incidentin që e kishte bërë të qante para dasmës së saj.

Rasti ishte fustani i princeshës së vogël Charlotte e cila ishte shoqëruese e nuses në dasmën e saj me Princin Harry.

Nëna e saj, Catherine Middleton, ishte e pakënaqur me veshjen e saj dhe i kishte shprehur ankesat e saj Meghan Markle në mesazhet që i kishte dërguar.

Në autobiografinë e tij të re të titulluar Spare, Princi Harry zbuloi më shumë rreth incidentit të diskutueshëm.

Madje ai nuk ka hezituar të tregojë edhe bisedën që kanë bërë përmes mesazheve.

Siç përshkruan Duka i Sussex-it në libër: “Kate i shkroi Meghan-it: “Fustani i Charlotte është shumë i madh, i gjerë dhe i gjatë. Ajo qau kur e provoi në shtëpi”.

Megan iu përgjigj: “Në rregull, siç të thashë rrobaqepësi ka qenë këtu që nga ora 8 e mëngjesit. Këtu. Në Pallatin Kensington. A mund të marrësh Charlotte dhe të vish këtu si nënat e tjera?”.

Middleton u përgjigj se “të gjitha fustanet duhet të bëhen nga e para”, duke shtuar se planifikuesi i saj i dasmës është dakord.

Dukesha e Sussex-it më pas i shkroi Katerinës: “Nuk jam e sigurt se çfarë të them tjetër. Nëse fustani nuk i shkon Charlotte-it, sillni atë të shohë Ajay. Pret gjithë ditën” për të marrë përgjigjen prej saj: “Mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco