Letra e bashkëshortit që përloti Oltën dhe i la të gjithë pa fjalë: Nuk kam dashur kurrë të të ndryshoja

Letra e bashkëshortit që përloti Oltën dhe i la të gjithë pa fjalë: Nuk kam dashur kurrë të të ndryshoja

09:13, 11/01/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është surprizuar mbrëmjen e djeshme me një letër nga bashkëshorti i saj, Dori.

Ky i fundit e ka nisur letrën duke e qetësuar Oltën për djalin e tyre, Amar dhe duke i treguar se ai është mirë dhe e ndjek 24 orë.

Më pas Dori e vazhdon letrën duke dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Letra:

Në fillim po të shkruaj për pikëpyetjet që ke në kokë që në fund të jesh e përqendruar për mesazhin që dua të përcjell për ty dhe për të gjithë banorët aty brenda. Drita e syve të tu, Amari është shumë mirë. Më vjen shumë keq të të them që nuk e ka marrë malli për ty sepse të dy bashkë të ndjekim 24 orë.

Familja dhe shoqëria të suportojnë. Ti je një grua e fortë, me karakter, fisnike dhe unë për këtë të kam zgjedhur. Nuk kam dashur kurrë të të ndryshoja, as nuk doja të ishe ndryshe përveçse ajo Olta që unë njoh. Ti më zgjodhe sepse jam i drejtpërdrejtë prandaj dhe sot po të shkruaj një letër jo vetëm për ty, por për të gjithë.

Big Brother është një eksperiencë që do e përjetoni vetëm një herë në jetë. Marrëdhënien në atë lojë nuk e keni vetëm me Vëllain e Madh, por dhe me njëri-tjetrin, edhe me ne që ju ndjekim e që ju na quani publiku, por ne jemi bashkëkombësit, familjarët, shoqëria dhe fansat tuaj. Vëllai i Madh disa herë ju ka penalizuar dhe zarfi i zi është bërë kryefjala e atij formati, për rregulla që thyhen, profesionistë që nuk i zgjedhin fjalët kur i drejtohen njëri-tjetrit.

E kuptoj që presioni, izolimi ju bëjnë të dilni nga karakteri, por kjo nuk do të thotë që të harroni se kush jeni. Mos harroni që jeni përzgjedhur mes mijëra personazheve për të përfaqësuar një emision publik që ndiqet në çdo shtëpi, brenda dhe jashtë vendit. Mos e merrni të mirëqenë faktin që thirreni yje për 4 orë 2 herë në javë, gjë që nuk ndodh në jetën reale. Merrni opinione për jetesën tuaj aty që ju bëjnë të reflektoni për të rregulluar çdo mangësi, për tu plotësuar si njeri, pastaj si artist dhe në këmbim ju kërkojmë vetëm buzëqeshje dhe qytetari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco