Këto janë shenjat më të pafat në 2023

Këto janë shenjat më të pafat në 2023

11:35, 10/01/2023
A+ Aa A-

Viti 2023 është këtu dhe ata që i përkasin shenjave të mëposhtme të zodiakut, mund ta kenë ndjerë tashmë fytyrën e tij të ashpër. 

Sidomos nga data 17 dhjetor, kur Saturni është në shenjën e Ujorit (deri më 7 mars), zhvillimet për të gjithë janë të shumta dhe intensive. 

Nëse, përveç kësaj, konsiderojmë se dy planetë lëvizin në mënyrë retrograde (Mërkuri dhe Marsi), e kuptoni pse zhvillimet parashikohen të jenë ogurzi. 

Lexoni këtu cilat janë shenjat më me fat të zodiakut për vitin 2023.

Tre shenjat e mëposhtme do ta ndjejnë më fort ndikimin e planetëve (gjatë gjithë vitit).

Dashi

Planeti juaj në pushtet, Marsi, është retrogradë dhe ndikon në studimet, biznesin dhe komunikimin. Vëmendje e veçantë nevojitet, veçanërisht gjatë periudhave të eklipsit të prillit dhe tetorit. Nga vera e në vazhdim konsultimi do të kërkojë durim dhe shpjegime të vazhdueshme. Keqkuptimet me të tjerët do jenë intensive dhe të shpeshta.

Bricjapi

Bricjapët do jenë ndër shenjat që do shohin ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet dhe partneritetet e tyre. Eklipset e vitit 2023 nuk janë në favor të tyre dhe ajo që po ndodh nuk po ndodh në favor të tyre. Plutoni do të jetë në shenjën tuaj pas 15 vitesh dhe kjo mund t'ju japë iluzionin e një ngritje emocionale. Mos u ngatërroni.

Ujori

Ndryshime të mëdha dhe të vështira ju presin. Mendimet tuaja kthehen në të kaluarën dhe vendimet që keni marrë dikur. Megjithatë, ju jeni në gjendje të kuptoni se ajo që është bërë nuk ndryshon dhe ju mund t'i vini në praktikë mësimet e së kaluarës tani. Nga data 23 mars, kur Plutoni do të jetë në shenjën tuaj, prisni përmbysje, të cilat nuk do t'ju pëlqejnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco