Gjesti pulikon të hënën publikon këngën e re 'Prap t’thirri'

Gjesti pulikon të hënën publikon këngën e re 'Prap t’thirri'

19:35, 08/01/2023
A+ Aa A-

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, po rikthehet me këngën e re njëherësh të parën për vitin 2023.

Ai në një njoftim të bërë në rrjete sociale zbulon se po vjen në bashkëpunim me këngëtarin Albos.

“Prap t’thirri” mban titullin ky bashkëpunim i tyre, i cili pritet të lansohet ditën e nesërme (9 janar).

“Të hënën në ora 19:00. Prap t’thirri x Albos. Po vjen me 9 janar 2023”, ka shkruar ai në postimin e shpërndarë në Instagram.

Të shumta qenë reagimet e fansave, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të Besart Kelmendit (emri i vërtetë).

Besohet që kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të ketë një sukses të madh.

Gjesti edhe në vitin që lamë pas solli disa projekte që morën miliona klikime në platformën YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco