Ajsel dhe Eros zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre. Modelja tregon unazën (FOTO)

Ajsel dhe Eros zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre. Modelja tregon unazën (FOTO)

15:14, 05/01/2023
A+ Aa A-

Ajsel Abazi, partnerja e Eros Grezdës ka biseduar së fundmi virtualisht me ndjekësit e saj. E vendosur në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me futbollistin e njohur, nuk ka munguar kurioziteti i ndjekësve në lidhje me ata të dy.

Një ndjekës e ka pyetur Abazin se prej sa kohësh është në lidhje? Ajsel nuk ka preferuar të përgjigjet me fjalë, por me vepra.

Ajo ka treguar unazën në gishtin e saj të martesës duke shkruar: Aq gjatë sa për të arritur këtu.

Image

Edhe vetë futbollisti natën e ndërrimit të viteve postoi një foto me partneren e tij ku krahas shkruante: ‘Zoti dhe Zonja Grezda ju urojnë Gëzuar Vitin e Ri’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco