Ronaldo i rrëfehet banorëve: 'Kam dashuruar një herë, ja si u ndjeva...'

Ronaldo i rrëfehet banorëve: 'Kam dashuruar një herë, ja si u ndjeva...'

13:01, 05/01/2023
A+ Aa A-

Moderatori Ronaldo Sharka ka folur së fundmi brenda shtëpisë së BBV Albania për lidhjet e tij të dashurisë.

Ai tha se ka qenë një herë i dashuruar si dhe tregoi që ish-i ndjek çdo hap të tij. Ronaldo më tej shtoi se kishte dy vite që nuk e kishte parë por së fundmi ata u panë në një kafe vetëm 3 ditë para se gazetari të futej në BBV.

“Unë njëherë kam dashuruar. Ajo goca ndjek çdo hap timin, është nga Vlora. Kisha dy vite që nuk e shihja dhe 3 ditë para se të hyja në BB VIP, e pashë në kafe. Ishte emocion i paparë”, tha ai.

Ronaldo Sharka është përballur së fundmi me Olta Gixharin, ku kanë folur së bashku lidhur me situatën që ndodhi mbrëmë. Gazetari i tha aktores se ishte turp që vazhdoi debatin me Zhaklinën.

Pjesë nga diskutimi:

Ronaldo: “Për mendimin tim, ta thashë dhe mbrëmë, është fakti që vazhdoje debatoje me Zhaklinën. Unë e quaj turp. Mesazhi më i bukur që mund të jepje për një njeri që ka dalë me rëndesë psikologjike…”

Olta: “Nuk është problemi im”.

Ronaldo: “Duhet të jesh humane”.

Olta: “Jam shumë humane”.

Ronaldo: “Duhet të tregoje vlera”.

Olta: “Në atë moment po më bënin mua të mos ndjehesha mirë psikologjiksht”.

Ronaldo: “Sepse ti e vazhdove”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco