Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

‘Ka qenë posesive!’ Andi përmend historinë e tyre në “BBV”, Jasmina reagon ashpër

‘Ka qenë posesive!’ Andi përmend historinë e tyre në “BBV”, Jasmina reagon ashpër

12:09, 18/12/2022
A+ Aa A-

Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”, i cili së fundmi është bërë pjesë e “BBV Kosova”.

Së fundmi gjatë një bisede me banorët ai i është rikthyer historisë së tij me Jasminën, që nisi pikërisht në “Për’puthen”.

“Ka qenë dobësuar pasi u ndamë, u bë keq. Unë jam shumë njeri i kuptueshëm, por ajo edhe në shoqëri ka qenë shumë. Ua merrte frymën shoqeve të veta, lëre mua që më ka parë në një mënyrë tjetër. Posesive”- u shpreh Andi, i cili nxiti shumë komente në faqen zyrtare të “BBV”.

Pikërisht përmes komenteve ka reaguar edhe Jasmina, e cila ka ndarë disa prej tyre në Instastory, ku tregon se iu ka bërë edhe “like.”

Image

Kujtojmë se Andi dhe Jasmina janë ndër ‘çiftet’ më të komentuara të Për’puthen 2 të cilët u deklaruan duke dale së bashku nga programi.

Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrenti ka qenë i ftuar në emision disa kohë më parë ku dhe ka bërë deklaratë bombë për Jasminën.

Pjesë nga debati:

Andi: “Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodh këtu gjatë programit. Bora ti e din shunë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaru po a ke mujt me i qujt që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes.”

Bora: “Tani po na bën të gjithëve të besojmë që nuk ka patur asgjë tjetër mes ju të dyve, ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program?”

Andi: “A e quan lidhje?”

Bora: “Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?”

Andi: “Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë.”

Bora: “Atëherë?”

Andi: “Ju po e quani lidhjen krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje.”

Si duket Andi e ka hedhur poshtë të gjithë historinë e tij me Jasminën duke mos e konsideruar as lidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco