Kate Hudson drejt altarit, aktorja në prag të martesës me partnerin e saj, Danny Fujikawa

Kate Hudson drejt altarit, aktorja në prag të martesës me partnerin e saj, Danny Fujikawa

11:12, 12/05/2024
A+ Aa A-

Kate Hudson thotë se është e emocionuar pasi së shpejti do të lidhë kurorë me partnerin Danny Fujikawa.

Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin radiofonik të SiriusXM ‘Andy Cohen Live’ për të festuar albumin e saj debutues ‘Glorious’, këngëtarja dhe aktorja e famshme foli për martesën e saj të ardhshme me kompozitorin dhe producentin.

“Mendoj se do të martohemi së shpejti”, tha ajo. “Por unë nuk dua të organizoj dasmën”, shtoi ajo.

Kjo është martesa e dytë e Kate Hudson, pasi në natën e Vitit të Ri 2000 në shtëpinë e nënës së saj, Goldie Hawn, ajo u martua me yllin e rokut Chris Robinson, me të cilin pati një djalë, Ryder. Ata u divorcuan në vitin 2006.

“Nëse do ta bëj sërish, dua që të jetë një festë. Por po, pjesa organizative dhe gjërat janë aq të shtrenjta sa më çmendin”, tha ajo.

Aktorja u takua me partnerin e saj përmes njohjeve të përbashkëta kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të madh dhe prej më shumë se 15 vitesh kanë marrëdhënie miqësore. Ata filluan të takoheshin në vitin 2016 dhe u shfaqën për herë të parë publikisht një vit më vonë. Në vitin 2018 lindi vajza e tyre Rani Rose.

Hudson gjithashtu ka djalin Bingham me frontmenin e Muse, Matt Bellamy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco