'Më bën zhigolo dhe qesh?'/ Meritoni përplaset me Heidin, ndërhyn Egla

'Më bën zhigolo dhe qesh?'/ Meritoni përplaset me Heidin, ndërhyn Egla

11:52, 12/05/2024
A+ Aa A-

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, kanë nisur debatet.

Meritoni kërkoi një sqarim për një fjalë që i ishte thënë “zhigolo”. Heidi tha se e përmendi këtë fjalë nisur nga rrëfimi që kishte bërë Elga Ceno, por kjo e fundit thotë se kurrë nuk e ka quajtur Meritonin zhigolo, por pranon kur thotë se ai është një “dandy boy”. Sipas aktores, Meritonin e kanë zënë ethet e finales.

Pjesë nga debati:

 

Meritoni: Ça i bie zhigolo, që paguajnë dhe shkon me femra. Ti më the mua Heidi

Heidi: Nuk të thashë ty, unë po thoja ça tha ajo

Egla: Gaboi mo burr, gaboi. Apo s’lejon gabime ti je në fazë finale

Heidi: Po të shpjegoja ça dëgjova unë tek rrëfimet që ka bërë ajo. Unë paskam dëgjuar gabimisht tek rrëfimet e Eglës që ajo tha zhigolo. Kaq

Meritoni: Sa gënjeshtare…

Egla: Ndoshta të është krijuar ideja, të është krijuar në kokë imazhi i zhigolosë

Heidi: Nuk e ke thenë kurrë?

Egla: Jo, as zhigolo as rruspije

Meritoni: Ajo e kthen në dandy boy, kjo zhigolo. Më bëri zhigolo dhe qesh

Egla: Mos u dhjaks shumë, e di që je në finale, po thjesht gaboi. Ti je dandy boy

Meritoni: Ku e ke të drejtën ti

Egla: Më do qejfi

Meritoni: Si nuk ju vjen marre, kjo zhigolo, ti dandy boy. U tallët me mua

Egla: Të kanë zënë ethet e finales. Dandy boy je, ndërsa zhigolonë zgjidhe me Bacin. Nuk e kam thënë unë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco