Stresi e thotë troç: Gjon Karrica që e shihni ju këtu, më ka marrë mua autografe jashtë

Stresi e thotë troç: Gjon Karrica që e shihni ju këtu, më ka marrë mua autografe jashtë

20:31, 15/12/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Stresi dhe këngëtari Gjon Karrica janë shumë aktivë brenda shtëpisë së BBV Kosova.

Mirëpo, dyshja kanë patur një debat me njëri-tjetrin.

Madje, Stresi nuk ka ndenjur pa iu kthyer edhe artistit Gjon Karrica, i njohur ndryshe si Lugati.

Reperi tha se Gjoni i ka kërkuar autografe kur kanë qenë jashtë shtëpisë si dhe theksoi se i vinte shumë shpesh në koncertet e tij.

“Gjon Karrica që e shihni ju këtu, më ka marrë mua autografe jashtë”, ka thënë ndër të tjera reperi i njohur, Stresi.

Por si thonë sa më e fortë një zënkë aq më i ëmbël është pajtimi. Pas këtij sherri mbrëmjen e djeshme Stresi ka kërkuar të flejë me Lugatin. Ai ka shkuar tek shtrati i tij ku nuk kanë munguar edhe puthjet dhe përqafimet midis djemve.

Stresi më herët ka ftuar në një takim Gresën, vetëm për vetëm, ku mes të tjerash i tha që qëllimi i tij i vetëm është që të ribashkohet me Keisin.

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco