Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas ndarjes Arbenita  e quan Feron ‘të shëmtuar’

Pas ndarjes Arbenita e quan Feron ‘të shëmtuar’

16:47, 15/12/2022
A+ Aa A-

Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një shprehje ku thuhet: “Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare.”

Image

Referuar kështu lidhjeve të fundit të yllit të popit të cilat duket se nuk kanë qenë në preferencat e fansave të saj.

Por, për tu rikthyer tek Arbenita. Ky status i saj vjen pas lajmit që ajo dhe Fero Fera nuk janë më bashkë.

Të jetë ky një thumb për babain e vajzës së saj? Mos vallë modelja sapo pranoi se ka qenë e lidhur me një djalë të “shëmtuar”? Nuk e dimë! Vlerësojeni ju këtë.

Shkak për ndarjen e dyshes duket se u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi.

Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.

Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale. Kujtojmë që Fero dhe Arbenit janë prindër të një vajze gjithashtu, që quhet Nina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco