Si do t’i vejë halli historisë së Wanda-s dhe Icardi-t? Ja çfarë ndodhi me tyre

Si do t’i vejë halli historisë së Wanda-s dhe Icardi-t? Ja çfarë ndodhi me tyre

15:38, 15/12/2022
A+ Aa A-

Marrëdhënia mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme. Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet, por tashmë duket se gjithçka ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Futbollisti është kthyer në Argjentinë për të festuar ditëlindjen e Nara-s dhe për të kaluar pushimet së bashku me të.

Icardi u përpoq të afrohej sa më shumë, por duket se përpjekjet e tij nuk i kanë ndihmuar shumë. Në fakt ka ndodhur e kundërta.

Fundjavën e kaluar të dy u grindën në ditëlindjen e Kenny Palacios në Nordelta dhe siç raportohet nga mediat spanjolle, Icardi dukej i trishtuar pasi mbeti vetëm në pjesën më të madhe të festës.

Icardi gjatë gjithë festës tentoi t’i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

“Wanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t’i afrohej asaj në ditëlindjen e Kenny-t, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej ta përqafonte, ajo i thoshte atij ‘largohu, largohu. Mos më afro'”,-shprehen burimet për mediat e huaja.

Duket se marrëdhënia ka përfunduar dhe arsyeja kryesore është se Nara tani është e fokusuar te L-Gante (i dashuri i saj i përfolur), duke e lënë futbollistin në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco