Jennifer Lopez ka vendosur të surprizojë Ben Affleck në ditën e veçantë të Krishtlindjeve

Jennifer Lopez ka vendosur të surprizojë Ben Affleck në ditën e veçantë të Krishtlindjeve

15:02, 15/12/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë gati të festojnë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua. Këngëtarja ka vendosur t’i përgatisë diçka të veçantë për aktorin në ketë kohë festash.

Image

“Festa e preferuar e Jen-it janë Krishtlindjet, kështu që ajo gjithmonë shkon jashtë, por kjo është një kohë shumë emocionuese për ta si çift pasi janë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua ”, tha një burim për ET.

“Ben dhe Jen dekoruan një pemë të madhe me ndihmën e fëmijëve të tyre. Në shtëpinë e tyre ndihet atmosfera festive dhe duket e mrekullueshme me dekorime dhe gjithçka të ndriçuar.”

Këngëtarja dëshiron t’i dhurojë burrit të saj një Krishtlindje të paharrueshme

“Ajo dëshiron që ky vit të jetë edhe më i veçantë se zakonisht dhe të krijojë tradita të reja, si familjarisht ashtu edhe me Benin .”- tha burimi.

“Ata po planifikojnë të kalojnë pushimet së bashku me fëmijët dhe familjen e Jen-it”, thotë burimi. “JLO nëna dhe motra e saj janë kuzhiniere të mrekullueshëme, kështu që ata mezi presin të jenë me njëra-tjetrën dhe të gatuajnë bashkë.”

Jennifer është nënë e dy binjakëve Emme dhe Maxëell (14) , të cilët i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka tre fëmijë nga martesa e tij me Jennifer Garner: Violet (17), Seraphina (13) dhe Samuel (10) .

Në gusht, Lopez dhe Affleck u martuan në Gjeorgji, edhe pse një muaj më parë ata thanë “Panoj” në një ceremoni të improvizuar në Las Vegas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco