Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ Skënder Sherifi, rrëfimi i njeriut që jetoi mes dy botëve: malësorit dhe perëndimorit

KAFE SHQETO/ Skënder Sherifi, rrëfimi i njeriut që jetoi mes dy botëve: malësorit dhe perëndimorit

12:39, 18/11/2022
A+ Aa A-

I lindur në vitin 1954 duke emigruar që në vegjëli jashtë trojeve shqiptare Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të denjë të krijuesve shqiptarë.

Në një klimë të gjallë intelektuale, mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm, me një sërë krijimesh, me një force të tillë, saqë vargu i tij letrar së fundi, mbizotëron përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.

I ftuar ditën e sotme, në një intervistë ekskluzive për “Kafe Shqeto” ai ndau me publikun disa të pathëna lidhur me jetën e tij personale dhe profesionale, mes vështirësive të jetesës jashtë vendit.

Image

Ai ka treguar se gjatë këtyre ditëve ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij më të ri.

“Kam disa projekte profesionale dhe tai që në po flasim ndodhem në Tiranë ku dhe po promovoj botimin tim më tëri , libër ky me 700 faqe dhe tejet voluminoz. Teorikisht, ky është një vëllim poetik por kalon në zhanerin e poezisë pasi libri është një ndërthurje e poezisë e prozës dhe kemi vizitorë të jashtëm që vijnë, ku një pjesë ju kushtohet atyre dhe flitet edhe për femrat e bukura që më kanë inspiruar mua personalisht. Janë pesë kapituj që përfaqësojnë pesë piramida të Afrikës, Amerikës dhe Azisë. Flitet për dashurinë, erotizmin në botë në aspektin planetar se si ne e përceptojmë ne dashurinë në atë botëkuptim si një vepër sa globaliste aq edhe kuptimiste dhe indivciduale mjaft e thellë shpirtërore”.

Pyetje: Jeni larguar nga Kosova thuajse në moshën 1-vjeçare, mirëpo çarë ju ka mbajtur të lidhur me rrënjët tuaja, pra me vendlindjen?

Skënder Sherifi: “Unë vij nga një famije tradicionale e veriut, ku është apikuar kanuni, zakonet apo folklori. Babai im kur vjen emigrant në Bruksel i praktikon këto zakone, edhe  këtu gjatë regjimit komunist e burgosin në Shkodër ku më pas ai arratiset dhe nga Jugosllavia kalon në Bruksel dhe në mënyrë indirekte bëhet edhe personazhi kryesor i romanit të Nasho Jorgaqit. Këtu emigrantët mblidhën në odër dhe diskutojnë mbi kulturën dhe traditën shqiptare. Dmth, unë kam shërbyer në ato oda dhe ndonëse kam indur në Francë vij dhe shërbej në Shqipëri pra i kam ruajtur traditat shqiptare”.

Pyetje: Duket se ka një paradoks në jetën tuaj, nga njëra anë ndikimi i traditës shqiptare dhe nga ana tjetër një i ri i cii ka jetuar në Francë, pra ka një formim të dyfishtë tek ju? Si janë ‘shkrirë’ këto degëzime?

Skënder Sherifi: “Po është e vërtetë! Jam rritur me dy personalitete dhe kjo është mjaft interesante pasi nga njëra anë kam qenë një prototip malësori dhe nga ana tjetër kam patur një jetë moderne në Francë ku jam rritur me fryma të reja”.

Pyetje: Përpos babit biologjik, keni patur fatin të keni edhe një baba shpirtëror, si u krijua kjo lidhje?

Skënder Sherifi: Ai është poet i madh, lexues i madh dhe unë ndonjëherë i thoja pse boton diçka kur e di mirë që nuk mund ta lexojë askush dhe ai me thoshte se janë parat e shoqes sime, po shpezonte lekët e gruas. Një profesor i dërgon poezitë e mia dhe ka patur një ndikim të madh në jetën time. Kjo sepse, ai më merr mua si poet të madh në Paris dhe më thotë që të rri aty me to. Por për të hyrë në elitën franceze duhet të kishe përgatitjet e duhura dhe ai më ndihmoi shumë, si baba edhe si professor. Ai më dërgonte të lexoja vepra të ndryshme letrare dhe gjithonë më pyeste se çfarë kisha mësuar, më drejtonte drejt njerëzve dhe më thoshte se duhet të isha i përgatitur kur ti takoja këto personalitte”.

Pyetje:Një tjetër takim që ka shënjuar jetën dhe karierën tuaj krijuese ka qenë dhe ai me zotin Ibrahim Rugova. Kur jeni kthyer në Kosovë dhe si u krijua mundësia e këtij takimi?

Skënder Sherifi: “Babai im ma ka lënë një amanet shpirtëror dhe më thoshte se unë isha trashëgimtari i tij si djali më i madh i familjes, duhet të ruaja pjesën tradicionale shqiptare, gjuhën, kuturën e folklorin. Në fillim nuk e kuptova pse ma thoshte këtë pasi mua  shumë më pëlqente jeta perëndimore, normalisht si një i  ri që isha. Ai më thoshte shpesh se nëse do të shkonte në jetën tjetër dhe amanetin e tij nuk do ta plotësoja, nuk do ma falte kurrë dhe për mua kjo do të ishte një zhgënjim i madh. Rexhepi më tha në kohën që ika në Kosovë se do më mbante 6-muaj në shtëpinë e tij dhe se do të më lironte një dhomë, më tha se ishte trashgimtarë i autorëve shqiptarë ndërsa unë kisha frymë perëndimore. I tregova se kisha ardhur për të studiuar kulturën shqiptare dhe më tha se ishte dakord, por dhe të isha i sjellshëm. Në filim më premtoi se do të takoja Ibrahim Rugovën, ishte magjikal me anën e formimit dhe me stilin e tij, shallin apo flokët dhe kështu bisedova me të. E kam konsideruar si vëlla sepse ai ishte një tip frankofon, i dashuruar me kulturën franceze. I lexoi disa tekste franceze të mia dhe më tha se kisha sjellë surrealizëm si dhe një rrymë amerikane dhe aty filloj që të më përkthente veprat e mia në shqip.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco