KAFE SHQETO/ ‘Lotët e mi’ sjell Xhesika Polon në ‘Kënga Magjike’, artistja rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika

KAFE SHQETO/ ‘Lotët e mi’ sjell Xhesika Polon në ‘Kënga Magjike’, artistja rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika

10:55, 11/11/2022
A+ Aa A-

E njohur si këngëtare dhe autore tekstesh, Xhesika Polo është një nga zërat më të fuqishme femërore të muzikës pop në estradën shqiptare. Karriera e saj filloi në vitin 2012 ku arrin të jetë finaliste e “X Factor Albania 1” duke siguruar kështu me talentin e saj një depërtim të denjë në tregun muzikor.

Image

Image

Megjithatë, prej disa kohësh ajo ishte e shkëputur nga bota muzikore, ku sipas saj arsyet janë krejtësisht personale.

E ftuar sot në një intervistë ekskluzive për ‘Kafe Shqeton’ Xhesika ka treguar se këtë vit është bërë pjesë e ‘Këngës Magjike’ ku në garë do të marrë pjesë me këngën ‘Lotët e mi’.

Image

“Është një lloj triumfi goxha i madh pas gjërave që më kanë ndodhur këto 3 vitet e fundit. Kënga është e dhimbshme, por mjaft domethënëse dhe në një farë mënyrë është mbyllja e një kapitulli duke shpresuar se do të kem një jetë më të qetë edhe më të gëzueshme. Pas kësaj këngë unë jam duke punuar që të sjell diçka të re pasi tashmë është koha që duhet të qeshësh pa diskutim”-është shprehur Xhesika.

Sa i përket konkurrimit dhe etheve të garës në festival, Polo ka treguar se ndonëse pjesa e garës është e pashmangshme, këtë hyrje të saj e quan si një filim të ri pas pauzës që mori.

“Vendosa të marr pjesë në  ‘Këngën Magjike’ si një rikthim në skenë pas një periudhe të gjatë pauze sepse herën e fundit që isha pjesë e këtij festivali ka qenë gjatë sezonit të shkuar, dhe një një farë mënyrë kjo këngë kishte thuajse 1 vit që ishte bërë gati dhe sigurisht që nuk ka vend më të mirë për ta promovuar atë. Pastaj pjesa e garës është e paevitueshme dhe nuk mund të them që nuk kam pritshmëri përderisa kënga u pëlqye nga publiku dhe shpresoj që kjo gjë të ndodhë dhe me kolegët, pra që ta votojnë.

Xhesika ka treguar se teksti dhe refrenin e këngës e ka realizuar në bashkëpunim me Alban Ramosaj, por vëllai i saj Marko Polo ka patur një ndihmë akoma edhe më të madh.

“Unë di që Albani nuk ka pasur ndonjë konflikt me kolegët për aq kohë sa e kanë votuar dhe vlerësuar pasi edhe vjet u shpall fitues i Këngës Magjike. Mendoj se kur ti ke një projekt të bukur muzikor sado që ai tjetri të të pëlqejë apo jo jashtë skene nuk hidhet poshtë. Nuk dua të tingëlloj klishe po për mua e rëndësishëm është që të kënaqen njerëzit, pasi këngën e kam nxjerrë për to".

Pyetje: Çfarë po ndodh me jetën e saj private dhe pse Xhesika tregohet aq hermetike?

“Së fundmi unë jam fokusuar më shumë tek vetja ime sepse sa më  e qetë të jesh aq më mirë është. Mua më kanë lodhur shuam këto skandalet që krijohen në tregun tonë ndaj kam vendosur të tërhiqem disi. Qëllimi është të bësh muzikë të mirë, të pëlqehet nga që solla për publikun pa e bashkangjitur më ndonjë skandal të një veshje skandaloze p.sh a diçka të tillë".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco