KAFE SHQETO/ Vargjet që të bëjnë të qeshësh dhe qash, Ferit Lamaj risjell veprën e Kadaresë

KAFE SHQETO/ Vargjet që të bëjnë të qeshësh dhe qash, Ferit Lamaj risjell veprën e Kadaresë

12:01, 07/11/2022
A+ Aa A-

I ftuar në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ ishte fabulisti i njohur shqiptar Ferit Lamaj, autori i 160 botimeve i cili risjell në një tjetër këndvështrim veprën e të madhit Ismail Kadare. Ai ka treguar se së shpejti do të udhëtojë drejt Parisit pasi do të promovojë veprat e tij atje, të shkruara tashmë edhe në gjuhën frënge.

Image

“Ne jemi nga ata që një vit vijmë një vit shkojmë, një herë në Bruksel pastaj në Paris duke promovuar libra. Kam një vit që po merrem me këto botime dhe janë bërë deri diku të pa planifikuara pasi kisha të tjera libra në duar nisur nga libri i Helena Kadaresë “Kohë e pamjaftueshme” si një satirë e jashtëzakonshme e Ismail Kadaresë. Aty janë 233 satira dhe sarkazma të vjedhura nga korpusi kadarean nga 30 mijë faqe të shkruara.

"Deveja pranë kullës Eiffel’ është dhe arsyeja pse unë po udhëtoj drejt Parisit së fundmi pasi ky libër është i shkruar i gjithi në frëngjisht dhe përurimin do e zhvilloj atje. Libri është përkthyer nga 3 ndër përkthyesit më të mirë që vendi ynë ka madje unë do ti quaja edhe ‘3 muskutierët’. Njëri  prej këtyre përkthyesve që është Alfred Kola një përkthyes i mrekullueshëm, mjaft modest dhe për mua është numër 1 që përkthen nga anglishtja në shqip. Në krijimtarinë time në të vërtetë ky më ka surprizuar"-tregoi ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së tij në ‘Panairin e Librave’ Lamaj ka treguar se herën e fundit kur ishte pjesmarrës ka qenë në Frankfurt, vend ky që organizon edhe panairin  më të madh në botë.

"Unë kam qenë 3 herë pjesëmarrës në panairin e librin në Fankfurt që është dhe panairi më i madh në botë madje një herë që isha studioja për fabul botërore dhe normalisht shkova tek stendat shqiptare ku kam takuar edhe Dritëroin. Atje nuk shiteshin libra, vetëm promovoheshin autorët dhe krijimtari madje po të vije re vetëm tenda e shqiptarëve e bënte këtë gjë, pra vetëm në shesim libra dhe kjo është diçka mjaft e gabuar pasi librat shiten në librari jo në panaire".

Më tepër ndiqni linkun më poshtë:

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco