'Mos më rri…', Fifi i kërkon publikisht unazën Adisit, ja reagimi i tij

'Mos më rri…', Fifi i kërkon publikisht unazën Adisit, ja reagimi i tij

10:42, 07/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe partneri i saj Adis Patushi janë përfolur gjatë në mediat rozë që pasi dolën publikisht si çift.

Ata nuk kanë ngurruar t’ja shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit, por së fundmi ka qenë Fifi ajo që i ka bërë pubilikisht një “kërkesë” Adisit.

Në një video të ndarë në Instastory, këngëtarja shihet krah Adisit, teksa shkruan: “Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”

Image

Sigurisht nuk mungoi një reagim nga ana e Adisit, i cili e ka ripostuar në profilinin e tij storyn e Fifit me mbishkrimin: “Unë e kam pas planifiku në jetën time ktë”

Image

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre.

Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike. Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

Disa kohë më parë qarkulloi edhe lajmi se Fifi dhe Adisi janë në pritje të fëmijës së parë, por më pas gjithçka u mohua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco