Kështu e 'ngushëlloi' e dashura Pique-n pas tërheqjes nga futbolli

Kështu e 'ngushëlloi' e dashura Pique-n pas tërheqjes nga futbolli

09:35, 07/11/2022
A+ Aa A-

Ishte shumë emocionuese lamtumira nga futbolli e Gerard Pique në ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou. Katalanasi mbajti një fjalim emocionues dhe bëri një xhiro në fushë i shoqëruar nga fëmijët e tij, Milan dhe Sasha.

Edhe pse fillimisht nuk kishte asnjë gjurmë të Clara Chia-s, e dashura e futbollistit ishte në stadium duke mbështetur partnerin e saj.

Pas përfundimit të lojës dhe duartrokitjeve të publikut, Pique iu afrua tribunës për të marrë një puthje nga e dashura e tij. Ata u kapën nga kamerat në disa momente intime me njëri-tjetrin e shumë të lumtur.

Image

Chía duket se është mbështetja më e madhe për atletin, i cili është i zhytur në mbylljen e një marrëveshjeje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre me Shakira-n, që i shmang ata që të shkojnë në gjyq.

Fjalimi i lamtumirës i Pique-s

“Së pari dua të falënderoj sepse nëse jo do ta harroj. Për kolegët, për stafin, për mjekët. Për bordin për gjithë këto vite…” filloi ai.

“Në jetë, kur plakeni, kuptojmë se dashuria ndonjëherë po zbehet,” shtoi ai. Në atë moment katalanasi shpërtheu në lot dhe iu deshën disa sekonda për të marrë veten. Ndërkohë, tribunat e brohoritën me thirrjen e “Presidentit!”.

Me një zë të thyer, ai vazhdoi: “Për kaq shumë dashuri dhe pasion mes meje dhe Barcelonës, mendoj se ishte koha për t’u ndarë. Dhe jam i bindur që në të ardhmen do të jem sërish këtu”. Për të përfunduar, ai donte të theksonte se “kjo nuk është një lamtumirë”. Këtu kam lindur dhe këtu do të vdes”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco