Aktori i njohur rrëfehet në Syri Tv: Momenti i trishtë kur më vranë vëllain! Babai më tha...

Aktori i njohur rrëfehet në Syri Tv: Momenti i trishtë kur më vranë vëllain! Babai më tha...

20:32, 06/11/2022
A+ Aa A-

Aktori i njohur i njohur i humorit, Edmond Halili, është padyshim një ndër aktorët më të mëdhenj të kinematigrafisë shqiptare, i cili ka luajtur më shumë se 200 role, ku shumë prej batutave të tij mbahen mend dhe përdoren shpesh edhe në ditët e sotme nga shqiptarët.

I ftuar në emisionin “Të Harruarit” me Hilda Gorricën në Syri Tv, Halili tregoi dhe momentet e vështira familjare që ka kaluar në jetë. Një ndër momentet më të trishta për të ishte vrasja e vëllait të tij në një moshë mjaft të re.  

“Mua me kanë vrarë një vëlla, duke u arratisur jashtë shtetit 25 vjeç, pastaj babai u fut ne burg, dhëndri ndau motrën dhe mbaj mend që tek 'Kafja e Madhe' në Shkodër, rastësisht , u futa me dy shokë të pi një birrë... kur gjej vëllanë me shokun tjetër dhe i them: hë? A i tha: Thuaj babit që ka datëlindjen një shok te puna dhe do vonohem. Epo mir - i thashë.

Shkova në shtëpi nga ora  21:00 dhe prit se po vjen... ky nuk vinte, babi tha 'ku është Luçoja', i thashë që ishte në Kafe të Madhe dhe po pinte kafe me një shok që kishte ditëlindjen. 

Qysh atë natë se pashë më. Të nesërmen u hap nami se kanë vrarë dy djem tek mali 'Tarabushit' në Zogaj poshtë, aty babi me tha se kanë vrarë nja dy djem. Dhe nuk më shkonte mendja kurrë në botë se mund të ishte vëllai im. 

Por ishte vëllai im. E kishin njohur dhe kishin thënë që ky është djali i filanit. Erdhi policia e mori plakun e çoi te morgu dhe e njohu. Kur i kanë vrarë vëllanë me shokun... i kanë hedh tek një makinë e hapur dhe kanë shëtitur gjithë lagjen e Shkodrës me to”- u shpreh Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco