Jennifer Lopez reagon për herë të parë për thashethemet e ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez reagon për herë të parë për thashethemet e ndarjes nga Ben Affleck

16:20, 06/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Jennifer Lopez duket se ka reaguar për herë të parë në lidhje me thashethemet për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj Ben Affleck, pasi ajo u shfaq në rrjetet sociale për të festuar përvjetorin e një albumi të veçantë për të.

Kanë kaluar 20 vjet që kur këngëtarja nxorri në treg albumin e saj hit “This Is Me”, i cili ishte jo vetëm i rëndësishëm për karrierën e saj, por mbart edhe kujtime personale.

Image

Ishte në atë vit që Bennifer u bënë bashkë, pra Lopez dhe Affleck bënë publike lidhjen e tyre. Madje aktori luajti edhe në videoklipin e ‘Jenny from the Block’.

Mediat në atë kohë raportuan për lidhjen e tyre dhe, në fakt, thanë se videoja është një kritikë për fiksimin e paparacëve ndaj saj dhe atyre së bashku.

Marrëdhënia e JLo-së me Affleck-un ishte frymëzimi i albumit dhe kjo është një arsye e madhe pse ai mbetet një marrëdhënie sentimentale për këngëtaren. Albumi në fakt duhej të dilte në vitin 2003, jo në 2002, por ai u soll pasi një drejtor i Sony Music zbuloi ‘Jenny from the Block’.

Tashmë këngëtarja është bërë nostalgjike, duke kujtuar një moment kyç në jetën dhe karrierën e saj. Jennifer bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Është çmenduri të shoh veten duke folur për t’u treguar fëmijëve të mi këtë album 20 vjet nga atëherë, dhe ja ku jemi! Kaq shumë ka ndryshuar…kam ndryshuar…por disa gjëra kanë mbetur të njëjta. Jeta është një rrugë poetikisht e bukur dhe ndonjëherë e thyer…”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco