‘Nuk mund të bie nga pesha’/ Bebe Rexha tregon sëmundjen e ‘rëndë’ nga e cila vuan

‘Nuk mund të bie nga pesha’/ Bebe Rexha tregon sëmundjen e ‘rëndë’ nga e cila vuan

15:01, 06/11/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka rrëyer një nga problemet shëndetësore për të cilin vuan.

'PCOS' e njohur ndryshe si sindroma e vezores shkakton probleme që ndalojnë rënien në peshë për të cilën Bebe ka treguar se kurrë nuk do të njihet si ‘heroina e elegancës’.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

Në vitin 2019, Rexha pati publikuar një video përmes së cilës bëri me dije se ishte refuzuar nga të gjitha shtëpitë e famshme të modës për “Grammy Awards”.

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme.

Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, aknet dhe mbipeshën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco