'Më shumë punoj sesa flas', Capital T rrëfen detaje për ‘Time Capsule’

'Më shumë punoj sesa flas', Capital T rrëfen detaje për ‘Time Capsule’

13:51, 06/11/2022
A+ Aa A-

Në programin “N’majë të gjuhës” ka qenë së fundmi i ftuar reperi i njohur Capital T. Ai është rrëfyer për jetën e tij private por edhe atë profesionale.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe te projekti i tij i njohur “Time Capsule”.

Cilat janë planet e reperit lidhur me koncertin e tij “Time Capsule”? E thotë vetë ai.

“Jam konsistent në atë që dua. Jam më shumë “do”-er sesa “talk”-er. Ka shumë gjëra që kam arritur po nëse do flasim për muzikë është koncerti im “Time Capsule” në 2019-ën në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Planet ishin që menjëherë më pas do të bëhej në Prishtinë por pandemia na i prishi planet. Do e sjell edhe në Prishtinë në 2023. E kam anonçuar po s’kam datë egzakte. Po ju them që do të jetë në verë. Është i rëndësishëm për mua se jam në shtëpinë time. Unë dhe gjithë ekipi që u bë pjesë, realizuam një koncert që artistë të tjerë nuk e kishin bërë më parë dhe nuk e dinim as si do shkonte. Në një farë mënyre hapëm rrugën për iniciativa të tilla për artistët dhë është diçka shumë e mirë kjo. Më vjen mirë që ende flitet për të”, rrëfeu Capital T.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco