E dinit që gjatë gjithë kësaj kohe e keni shqiptuar gabim emrin e Adele?

E dinit që gjatë gjithë kësaj kohe e keni shqiptuar gabim emrin e Adele?

14:57, 02/11/2022
A+ Aa A-

Nëse mendonit se kishte vetëm një mënyrë për të shqiptuar emrin Adele, atëherë vetë këngëtarja britanike do t’ju vërtetojë të kundërtën.

Siç duket, ne e kemi shqiptuar gabim emrin e artistes 34-vjeçare gjatë gjithë kësaj kohe.

Kjo është zbuluar në një takim që Adele ka mbajtur me fansat e saj në kuadër të publikimit të këngës së saj të re.

Teksa një fanse po i bënte një pyetje, ajo iu drejtua në emër këngëtares, ku kjo e fundit e lavdëroi pasi e shqiptoi emrin e saj në mënyrën e duhur.

Fansja e quajti atë “uh-DELL” në vend të “ah-DELL”.

“E dua atë!” tha këngëtarja. “Ajo e tha emrin tim në mënyrë perfekte.”

Pas kësaj Adele më pas shpjegoi shqiptimin e saktë të emrit përpara se t’u përgjigjej pyetjeve të tjera.

Këngëtarja organizoi mbledhjen me fansat në Los Anxhelos përpara publikimit të këngës së saj të re, “I Drink Wine”.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Adele bëri me dije se do të bënte një pauzë nga muzika. Këngëtarja tregoi se dëshiron të shkojë në universitet. Ajo po mendonte t’i rikthehej studimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco