Ndjenjat e Beatrix ndaj Donaldit dhe ‘sikleti’ i puthjes me Dagz, Einxhel Shkira zbulon detaje nga Big Brother

Ndjenjat e Beatrix ndaj Donaldit dhe ‘sikleti’ i puthjes me Dagz, Einxhel Shkira zbulon detaje nga Big Brother

09:57, 27/10/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira ishte live  në kanalin e saj Youtube, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në BBV1.

Ajo u ndal te marrëdhënia me Arbana Osmanin dhe zbuloi se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre. “Pavarësisht skenarit, ne kemi qenë të paparashikueshëm. Arbana ka bërë çdo gjë që i është dukur e drejtë ose e arsyeshme, nuk ka pasur ndonjë gjë personale kundrejt meje. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë.

 Ajo më shkroi për ftesat e filmit “Sofia”, kështu që nuk ndjej se ka diçka për kërkesë faljeje mes njëra-tjetrës”.

Teksa u ndal tek Trixa,  tha: “Beatrix ka pasur pasiguritë e saj, ato gjendjet e saj emocionale. Unë kam një temperament komplet tjetër, por e kemi gjetur veten shumë tek njëra-tjetra në situata të ndryshme. Unë po të isha në vendin e saj dhe dikush përballë do të vinte në pikëpyetje ndjenjën time, ndoshta dhe unë do të isha bërë agresive. Unë e kam paralajmëruar Trixën që mos të harrojë se sa shumë e duam…”.

Ajo foli gjithashtu edhe për Arbër Hajdarin. “Arbri në dy intervista, më ka kërkuar ndjesë për atë që më ka lënduar më shumë. Ka qenë momenti kur ai tha se nuk jam dukur në siklet për puthjen me Dagz kur në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ata e menduan si një lojë ose aktrim nga ana ime. Me kalimin e kohës kuptuan se çdo gjë ishte mjaft reale”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco